Avokati Altin Goxhaj, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxxNews, ka komentuar ligjshmërinë e orës policore, si dhe shoqërimin në komisariat të Kastriot Islamit për mosmbajtjen e maskës.

Goxhaj shprehet se ndalimi i qytetrëve të lëvizin në fashën orare 10:00-6:00 është i jashtëligjshëm, pasi një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në kushtet e “Gjendjes së Jashtëzakonshme” ose të “Fatkeqësisë Natyrore”. Duke qenë se nuk kemi shpalljen asnjerës prej tyre, ndalimi i lëvizjes është në shkelje të të “Drejtave të Njeriut”.

Për sa i përket shoqërimit në komisariat të Kastriot Islamit, Goxhaj shprehet se kemi të bëjmë me një shtet kriminal pasi një personazh i njohur si ish-deputeti është lehtësisht i identifikueshëm me sy.

“Nuk ka shkelje dhe abuzim më të madh seç bëhet në Shqipëri me të “Drejtat e Njeriut” se në asnjë vend tjetër të Europës.

Në Shqipëri nuk as ligj as të “Drejta të Njeriut” as Kushtetutë. E dini që e gjithë procedura e orës 10:00 është antiligjore dhe antikushtetuese e pambështetur në asnjë ligj. Është një VKM e nxjerrë nga kryeministri dhe s’ka asnjë vlerë ligjore. Kufizimi i lëvizjes së lirë të njerëzve bëhet vetëm kur shpallet “Gjendja e Jashtëzakonshme” ose gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”. Ne jemi në kushtet që ora 10:00 me 06:00, që thotë Rama mos dilni është e jashtëligjshme, por prapë policia të gjobit.

Rasti i Kastriot Islamit është rasti më flagrant që demostron që ky shtet është kthyer në një bandë. Nëse polici të sheh dhe të identifikon dhe konstaton që ti je duke shkelur një akt administrative, gjëja e parë që bën është identifikimi. Por identifikimi mund të bëhet edhe me sy, në mungesë të syrit kur nuk je në gjendje ta identifikosh, mund t’i kërkosh kartën e identitetit.

Është njësoj sikur t’i kërkosh Edi Ramës kartën e identitetit, kur ndërkohë atë e njohin të gjithë. E njëjta gjë dhe për Kastriot Islamin, i cili përveç 4 viteve të fundit, ka qenë deputet 30 vite në parlamentin shqiptar”, u shpreh avokat Goxhaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re