Sipas rregullit, të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës duhet të shkojnë 60 minuta pas. Por kur jemi në krizë energjetike dhe thirrjet janë për kursim të energjisë elektrike, mosndryshimi i orës, a do të na ndihmonte më shumë në këtë drejtim?

 

MIMOZA HAFIZI

 

ASTROFIZIKANTE

 

“Unë mendoj që po, mos ndryshimi i orë them se do t’i shërbente një farë ekonomizimi të energjisë elektrike. Është diskutuar gjatë që të mos ndryshohet ora, por në kontekstin e shfrytëzimit të energjisë elektrke, besoj se Shqipërisë i përshtatet.”

 

Astrofizikantja Mimoza Hafizi vlerëson se me orën aktuale, konsumi i energjisë elektrike është më i paktë.

 

MIMOZA HAFIZI

 

ASTROFIZIKANTE

 

“Në fund të tetorit, me orën aktuale, dielli do të lindë rreth orës 7 të mëngjesit dhe do të perëndojë rreth 5.30 të pasdites. Me orën e re, dielli do të lindë në orën 6 të mëngjesit dhe do të perëndojë në orën 4.30 të pasdites. Pra, ne do të fitojmë një orë dritë në mëngjes, por për mendimin tim, është një dritë jo shumë e shfrytëzueshme sepse nga ora 6 deri në 7, shumica e popullsisë ende nuk është zgjuar. Humbim orë dritë pasdite dhe kjo që humbim është shumë efikase sepse në atë kohë njerëzit janë ende në aktivitet, është ora që njerëzit ende punojnë. Besoj se kemi një orë dritë humbje me këtë orë. Kjo do të jetë edhe më keq në dhjetor, kur perëndimi i diellit do të jetë edhe më herët.”

 

Shqipëria ndjek rregullin e ndryshimit të orës njësoj si vende të tjera të Evropës, por vendimmarrja për ta vijuar ose jo traditën është e pavarur dhe sipas Hafizit, para se të shkohet te vendimi, duhet bërë një studim.

 

MIMOZA HAFIZI

 

ASTROFIZIKANTE

 

“Shtetet janë sovrane, Greqia është pjesë e BE, por ka një orë tjetër, kështu iu është ëprshtatur atyre. Në psikologji nuk ecën shumë mirë sepse gjithmonë kemi dashur të jemi pjesë e komunitetit evropian dhe nuk do na bënte të ndiheshim mirë që Franca të ketë orë tjetër dhe Italia një orë tjetër. Një studim është një argumentet që i jepet qeverisë për të vendosur ndarë nga vendet e tjera. Është me vlerë që institucionet shqiptare të bëjnë një studim shumë të shpejtë, shpërndarësit e energjisë elektrike e kanë databazën e kurbës ditore të harxhimit të energjisë dhe mund të gjykojnë shumë mirë sesi një ndryshim i orës ndikon në kursimin e energjisë. Besoj se do të ketë kursim nëse nuk ndryshohet ora në fund të muajit.”

 

Kalimi i parë nga koha dimërore në atë verore dhe anasjelltas u regjistrua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar. Qëllimi i lëvizjes së akrepave ishte shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar. Për këtë arsye, edhe vendet e BE janë përfshirë prej vitesh në një debat nëse duhet ndërruar ose jo ora dhe në vitin 2019, Parlamenti Evropian, pas një sondazhi online me qytetarët, votoi që nga viti 2021, spostimi i akrepave ose jo të lihet në dorë të shteteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re