Hungaria do të duhet të “zbatojë forcën” në kufirin e saj jugor me Serbinë për të mbrojtur kufirin e Bashkimit Evropian nëse Turqia kërcënon të hap derën për refugjatët në Evropë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban.

Orban tha se 90,000 njerëz aktualisht po përpiqen të arrijnë në BE përmes “rrugës ballkanike”, duke shtuar se numri i tyre së shpejti do të rritet në 100,000.

“Nëse Turqia lëshon njëqind mijë të tjerë migrantë, ne do të duhet të përdorim forcë për të mbrojtur kufirin hungarez”, tha Orban.

Orban paralajmëroi se situata aktuale në Siri së shpejti mund të ketë pasoja për Hungarinë, kufijtë e së cilës janë gjithashtu kufij të BE.

Ky reagim i tij vjen ditë pasi presidenti Erdogan paralajmëroi se nëse Perëndimi nuk do pushonte së quajturi “pushtim” atë që Turqia e quan “çlirim” nga terroristët kurdë të pjesës veriore të Sirisë, për të cilën ka nisur operacionin “Burimi i Paqes”, do lëshonte drejt Europës me mijra refugjatë që ajo i mban në territorin e saj.     

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re