Kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi Komisionin Evropian për një qasje të re ndaj politikës së migracionit, duke shtuar se me përbërjen e re i ka “ditët të numëruara”, mandati i të cilit skadon në maj të vitit të ardhshëm.

Orban, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të politikës së migracionit të BE, u tha radios së shtetit se është e nevojshme një komision që nuk do të dënojë vendet që mbrojnë kufijtë e tyre nga emigrantët.

Ishte ky një reagim ndaj vendimit të Komisionit  Europian që ngriti padi kundër Hungarisë për shkak të mosrespektimit të ligjit për azil dhe kthimin e emigrantëve.

Orban vlerësoi vendimin e Komisionit si të parëndësishëm duke gjykuar se mandati do t’i përfundojë së shpejti.

“Ne kemi nevojë për një Komision të ri … me një qasje të re”, tha Orban në radio.

“Pas zgjedhjeve evropiane ne kemi nevojë për një komision që nuk dënon vendet që mbrojnë kufijtë e tyre si Hungaria”, shtoi ai.

Ai tha se dënimët duhet të shkojnë për ato vende që lejuan miliona emigrantë të dynden në Evropë sipas tij, duke shkelur rregullat ekzistuese të BE-së.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re