Kryeministri i Hungarisë vlerësoi rolin e Turqisë në trajtimin e çështjes së migracionit, duke thënë se vendi ka luajtur rol vendimtar për stabilizimin e emigracionit në Evropë.

Viktor Orban, i cili dje qe nikoqiri i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se Hungaria do vazhdoj të jetë vend i sigurt nëse Turqia i kthen refugjatët në shtëpitë e tyre, e jo në shtetet e Evropës.

“Pa Turqinë, fluksi i emigrantëve drejt Evropës nuk mund të ndalet,” theksoi ai.

Orban kujtoi se investitori miliarder George Soros kishte shkruar se Evropës i duhen një milion emigrantë në vit.

“Fuqitë pro-migrantëve janë duke punuar për të hequr Presidentin Erdogan nga pozicioni i tij,” tha Orban, duke shtuar se nëse nuk ka fuqi, stabilitet dhe siguri në Turqi, miliona emigrantë do të vijnë në Evropë, duke çrregulluar sistemin social dhe jo vetëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re