Georg Soros, “njeriu më i korruptuar në politikën moderne ndërkombëtare”, përfaqëson një kërcënim për Hungarinë dhe Poloninë, deklaroi së fundi kryeministri hungarez Viktor Orban.

Në një intervistë me radio stacionin kombëtar Kossuth, ai tha se Soros, një financues amerikan me origjinë hungareze, “kishte shumë politikanë në listën e pagave të tij” dhe se “forca e korrupsionit qëndron pas burokratëve në Bruksel të cilët po shantazhojnë dhe kërcënojnë Hungarinë”.

Kryeministri hungarez tha se Soros po kërcënon Hungarinë dhe Poloninë, megjithëse Bashkimi Evropian zakonisht zgjidh diskutimet përmes negociatave.

Ai tha se gënjeshtrat e paskrupullta për Hungarinë nuk janë të pazakonta, por se ato tani kanë arritur një pikë kritike.

Zgjidhja e vetme e pranueshme për problemin aktual në lidhje me buxhetin e BE dhe fondet e rimëkëmbjes do të bazohej në ligj dhe jo në politikë, vuri në dukje kryeministri hungarez.

Ata, me kontributin e Soros, duan të formojnë institucione që mund të detyrojnë Hungarinë të hapë kufirin në jug dhe të pranojë migrantë, tha Orban, duke theksuar se Budapesti i hedh poshtë kërkesat e tilla.

Kujtojmë se Hungaria dhe Polonia kanë vënë veton mbi buxhetin 7-vjeçar të BE-së, me pretendimin se nxitet “hapja e kufijve për emigrantët”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re