Kryeministri hungarez beson se burokratët europianë duan për të menaxhuar migracionin, nuk e ndaluar atë.

Bashkimi Evropian dëshiron të marrë përsipër mbrojtjen e kufijve të jashtëm të shteteve të veçanta për të lejuar hyrjen e emigrantëve – tha kryeministri hungarez Viktor Orban, në të parin reagim pas ndëshkimit të Brukselit ndaj tij me sanksione politike.

Sipas Orban, burokratët evropianë “nuk duan ta ndalojnë emigracionin, por duan getëm ta menaxhojnë atë”.

Kryeministri hungarez doli kundër një thirrjeje të Merkelit, sipas së cilës shtetet anëtare të BE-së duhet të mbajnë një pjesë të barrës në valën e emigrantëve për të treguar solidaritet.

“Qëndrimi ynë mbi këtë çështje është i qartë: atdheu ynë nuk është një kamp pritjeje”, tha Orban.

Ai gjithashtu kroitikoi vendimin e Parlamentit Evropian javën e kaluar për të nisur procedurat penale kundër Hungarisë, ndër të tjera, për shkak të qëndrimit ndaj emigrimit.

“Ata nuk ishin në gjendje për të mbajtur Britaninë në Evropë dhe tani nuk janë në gjendje për të mbajtur emigrantët jashtë Evropës. Këto janë dy gabime serioze, historike”, tha Orban.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re