Sali Berisha thotë se gjithë këtë betejë nuk e bën për veten e vet, por për demokratët.

“Keni të drejtë të pyesni, doktori e ka për vete këtë nismë? Ju jap fjalën e nderit se e kam për PD dhe anëtarsinë e PD-së.

Ne kemi një fjalë të urtë që thotë, më mirë qiri i fikur, sesa i fëlliqur. Ishte dhënë para e madhe për Kosovën, por goja ime nuk mbyllet kurrë për interesin kombëtar.

E bëra të qartë se është tradhti e madhe kombëtare. Është shkelje mbi gjakun e atyre që ranë për Kosovën.

Projekti ishte hartuar në zyrat e Sorosit. Parashikonte se galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë. Më akuzuan për konspiracion ndaj politikës së jashtë të SHBA.

Unë çdo gjë e them publike. Nxorrën Novi Sadin, Mini-Shengenin. Çfarë ishte? Vendosja e hegjemonisë serbe në rajon. Reforma e drejtësisë tërboi Sorosin.

Ne bëmë gjithçka që reforma të bëhej në bazën e parimeve të gjyqësorit. Truri i reformës por edhe ambasadorë që ndiqnin vallen e tij, hoqën e rikthyen në ligje të gjitha amandamenetet që u hoqën nga Kushtetuta. Në krye të drejtësisë ishte një jurist, Zaganjori, nuk po i dal zot.

Tjetri sa mori detyrën shkoi për të marrë ofertën prej 500 mijë eurosh nga Çili. Iu mbyll shpejt e shpejt. Ardian Dvorani, ish-prokurori i gjyqeve staliniste në Shkodër, shpallet kampion në luftën kundër korrupsioni.

Është gjykatësi që një kompani telefonike i pagoi apartamentin. Ky është kampioni që mafia e Sorosit e servir si kampion kundër korrupsionit. U krijua një stok prej 100 mijë dosjesh”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re