Ish drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në lidhje me situatën e Covidit. Referuar një lajmi që tregonte se spitali Covid 1 është në kolaps dhe një qytetare ankohej se është bërë me radhë për të hyrë brenda, Shehaj shkruan se njerëzit po luten çdo ditë për të gjetur ilaçe dhe infermierë për të kryer trajtime në shtëpi.

“Ore kaq dele na dini se po na plas shpirti përditë”, shkruan Brisida me anë të një statusi në Instastory dhe i bën thirrje qeverisë që të mos luajë me popullin por të reagojë për të infektuarit që po trajtohen në shtëpi.

“Ndërkohë që terreni është si ky lajm, në media shoh zv.ministre që na thonë sa mirë po trajtohen njerëzit dhe se ka ende vende në spitale. Caaaaaa pooooo fliiiiisniiii se po lutemi përditë për të gjetur ilace, infermierë për trajtimet në shtëpi.

Jo më larg se dje, 24 orë kërkonim e nuk gjenim aparate oksigjeni. Ore kaq dele na dini se po na plas shpirti përditë për miqtë e familjarët e infektuar, s’po lëmë miq e shokë pa trokitur. S’po flas për kostot që janë marramendëse dhe të papërballueshme. Ca po bën ky dreq shteti për ata 98% e të infektuarve që po trajtohet në shtëpi??? Boll lozët me këtë popull se do i keni jo te dyert e ministrisë por te dyert e shtëpive”, shkruan Shehaj.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re