Jugu i vendit pritet te përballet me orë kritike, pasi reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë në këtë pjesë të vendit mund të rëndojnë situatën nga përmbytjet. Gjendja më e vështirë paraqitet në zonat e banuara në shtratin e lumit Vjosa, i cili ka arritur në pikën kritike dhe parashikohet të dalë nga shtrati në orët e pasdites. Forcat e armatosura si dhe Policia e Shtetit kanë shkuar në pjesën e poshtme të pellgut të lumit Vjosë, në qarqet Fier e Vlorë për të bërë të mundur evakuimin sa më të shpejte te qytetareve në këto zona. Kjo ishte arsyeja që dërgoi në terren në orët e para të mëngjesit të së premtes në Novosele dhe Selenice të prefektit të Vlorës dhe kreut te bashkisë Dritan Leli. E njëjta situatë është lajmëruar edhe për daljen e mundshme nga shtrati të lumit Seman.
 
Ndërkohe sa i takon reshjeve të rënda që nga mbrëmja e së enjtes, në Vlorë situata më problematike është paraqitur në zonën e Çoles, ku ka pasur përmbytje si pasojë e bllokimit të kanalizimeve.
 
Edhe Gjirokastra prej te enjtes në mbrëmje ka kaluar një situatë problematike. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin qytetin me lagjet e sipërme janë të përmbytura.
 
Në aksin Gjirokastër-Kakavijë njëri kah i rrugës është i bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe është e pamundur lëvizja e automjeteve të vogla. Përroi i Cullës ka dalë nga shtrati dhe banorët kanë apeluar për ndihmë,  pasi gjenden në vështirësi të madhe.
 
Reshjet e dendura kane bere qe uji të hyje në brendësi të spitalit të Gjirokastrës.
 
Në qytetin e Sarandës, përveç pezullimit të punës në port sa i takon lëvizjes së trageteve, problematike ka qenë situata në zonën e kanalit të Çukës ku vërshimet e mëdha të ujit kanë përmbytur disa banesa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re