Nuk më pëlqejnë selfet. Gjithsesi, dje e bëra këtë foto. Pas 13 orësh në Kujdesin Intesiv, pasi hoqa të gjitha pajisjet mbrojtëse, bëra një selfie.”

Ky tekst dhe kjo foto e publikuar në Facebook nga Nicola Sgarbi, një mjek në spitalin e Modenas ka prekur zemrat e përdoruesve në rrjet.

Fotoja mori një numër të madh reagimesh pasi tregonte portretin e një njeriu të lodhur nga puna e pareshtur, plagët në fytyrë të krijuara prej orëve të shumta që ai e ka mbajtur kostumin mbrojtës veshur si dhe përcillte përpjekjet vetë-mohuese që po bëjnë mjekët dhe infermierët në Itali dhe në shtetet e tjera të prekura nga koronavirusi.

Më tej ai shkruan:

“Unë nuk jam dhe nuk ndihem si hero. Jam një njëri normal që e do punën që bën dhe që, sot më shumë se kurrë, është krenar që mund ta bëjë duke e vënë të gjithë veten e tij në vijën e parë bashkë me shumë njerëz të tjerë të mrekullueshëm. Për këtë arsye, nuk më shqetësojnë orët e shumta në punë, shenjat, dhimbja e shpinës, lodhja, vaktet që nuk po i ha dhe shumë të tjera: e gjithë kjo do të kalojë…gjithashtu do të kalojë falë jush dhe përpjekjeve dhe sakrificave tuaja, do të kalojë nëse ne jemi të bashkuar në një qëllim të vetëm. Mos hiqni dorë. Kurrë!” //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re