Zhvillimet e fundit kanë qenë tepër të shpejta dhe paraqiten si orë vendimtare për ish kryeministrin Sali Berisha i cili aktualisht gjendet në zyrën e tij. Menjëherë pasi u shfaq në seancën e parë parlamentare të ditës së sotme, ai u përshëndet me simpatizantët dhe u drejtua për në zyrën e tij.
Të pranishëm në zyrën e tij raportohet të kenë qenë Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu të cilët duket se kanë zgjedhur të mbajnë krahun e tij. Ndërsa së fundmi shihet mbërritja me urgjencë edhe e djalit të tij Shkëlzen Berisha i cili zbret nga makina me shpejtësi dhe bëhet gati për tu ngjitur në zyrën e ish kryeministrit.
(B.V/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb