Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin Orest Sota, duke e lënë në burg. 25-vjeçari kishte kërkuar lirimin nga qelia dhe hetimin në gjendje të lirë, por Apeli vendosi rrëzimin e kërkesës.
 
Orest Sota u arrestua në fillim të muajit nëntor në Elbasan me 863 mijë euro dhe tre patenta, dy nga të cilat i përkisnin ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa njëra ishte e gruas së ish-ministrit. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dyshohet se paratë  janë të ish-ministrit, ndërsa dosja në ngarkim të tij i është bashkuar asaj të Saimir Tahirit e Habilajve.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re