Nga mesnata e së hënës deri të martën pushojnë së vlefshmi pasaportat me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” dhe ata shtetas të vendit të cilët nuk i kanë zëvendësuar dokumentet e udhëtimit me të reja, në të cilat thuhet emri kushtetues i vendit – “Republika e Maqedonisë së Veriut” – nuk do mund të mund të udhëtojnë jashtë vendit.

“Sot, më 12 shkurt 2024, kanë kaluar pesë vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës; sipas marrëveshjes, brenda kësaj periudhe, qytetarët e vendit duhet të zëvendësojnë dokumentet e udhëtimit (pasaportat) nëse dëshironin të udhëtonin jashtë vendit, në mënyrë që shkruhet emri i ri i shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në njoftimin e saj të dielën mbrëma, i njoftoi qytetarët e vendit për zhvillimin dhe u drejtoi apel atyre që ende kanë pasaporta të vjetra dhe duan të udhëtojnë jashtë vendit me to, të mos e bëjnë këtë, pasi, siç është sqaruar, ata nuk do të lejohen. Kjo vlen dhe për patentat e drejtimit të automjetit.

“Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019. Bazuar në dispozitat e marrëveshjes, të gjitha dokumentet dhe materialet zyrtare të administratës publike të Maqedonisë së Veriut për përdorim ndërkombëtar, si dhe dokumentet për përdorim të brendshëm që mund të përdoren jashtë vendit (ndër të tjera pasaporta dhe patentë shoferi), duhet të zëvendësohen më së voni brenda pesë viteve, në mënyrë që të vendoset emri i ri i shtetit (Republika e Maqedonisë së Veriut)”.

Maqedonia e Veriut filloi lëshimin e dokumenteve të reja personale për qytetarët e vendit (ID, pasaporta, patentë shoferi) vetëm në korrik 2021. Për shkak të mungesës së infrastrukturës logjistike, një numër i madh i qytetarëve të vendit deri më tani nuk kanë mundur t’i zëvendësojnë dokumentet e tyre personale, duke rezultuar në ankesa të forta dhe çështje që dominon në mediat e Shkupit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re