Skip to content

Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Ilir Proda urdhër për të kaluar pagesat e prapambetura për policët: Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda  ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, për  të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit.

Ai thotë se brenda ditës së sotme të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.

Pagesat për të cilat ka dhënë urdhër Drejtori i Policise lidhen me orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .

“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi”

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ i cili dalë në sistem ditën e premte.

Kujotojme qe diten e djeshme, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha garantoi të gjithë punonjësit e policisë së shtetit se do të marrin shpërblimin si dhe pagesat për orët shtesë.

 

“”