Akademia e Shkencave ka reaguar pas miratimit të projektligjit për zgjatjen e mandatit të kryetarit, Skënder Gjinushit, ku në ‘Facebook’ ky vendim është marrë miratuar me vullnet të 53 anëtarëve.

Akademia thekson se Asambleja e Akademisë i miraton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj dhe organet drejtuese zgjidhen me votë dhe jo ligj.

Postimi i plotë:

Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik voton ndryshimet

#AShSh

#KomisioniiEdukimitdheMjetevetëInformimitPublik

Miratohet në komision vullneti i shprehur nga 53 anëtarë të Asamblesë, me vendimmarrjen e saj të dates 5 korrik 2023 dhe opinionin mbështetës të datës 7 korrik. Dështon bllokimi i paligjshëm i procedurës nga kryetarja e komisionit për të mos lejuar votimin. Shumica vendos me votë dhe nuk ka nevojë për puçe. Puçe bëhen nga pakicat e dhunshme, duke shkelur parimet bazë të demokracisë. Asambleja e Akademisë së Shkencave i përcakton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj.

Organet drejtuese të ASHSH i zgjedh Asambleja me votë, jo ligji. Ndërhyrje politike është bllokimi i vullnetit të Asamblesë, jo votimi e mbështetja e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re