Ka nisur në Kuvend mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet në Kushtetutë.

Mbledhja ka nisur me marrjen në shqyrtim të kërkesës së Partisë Socialiste për zgjatjen e mandateve të organeve të vettingut.

Në fillim të mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar shtyrjen e saj dhe marrjen në shqyrtim edhe të kërkesave të demokratëve për ndryshimeve në Kushtetutë më datë 3 nëntor, gjë që u kundërshtua nga Klotilda Bushka.

Kjo e fundit tha se PD kërkon të shqyrtohen në një ditë tre çështje të ndryshme, gjë që është e pamundur.

PD ka kërkuar bërjen e tre ndryshimeve të rëndësishme në Kushtetutë, të cilat parashikojnë vettingun e politikanëve; ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe ndërhyrja në Reformën Territoriale.

Demokratët dorëzuan më 21 tetor kërkesat e tyre për ndryshime në Kushtetutë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re