Fondacioni Turk Diyanet (TDV) me qendër në kryeqytetin Ankara ka bërë të ditur se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të shpërndajë ndihma në 75 vende.

TDV, e cila ka një trashëgimi të qëndrueshme të sigurimit të ndihmës humanitare në të gjithë botën, do të sigurojë 61 milionë lira turke (rreth 7,5 milionë dollarë) ndihmë në të gjithë botën e gjerë muslimane.

Duke folur për AA, İhsan Açık, një zyrtar i lartë i fondacionit TDV, tha se për shkak të planifikimit dhe koordinimit më të mirë, numri i vendeve që do të marrin ndihmë është rritur nga 39 në vitin 2020 në 75 këtë vit.

Açık njoftoi se furnizimet do të përfshijnë rreth 100 mijë pako ushqimore, si dhe rroba për festën e Bajramit.

“Në përgjithësi, gjatë këtij Ramazani ne synojmë të arrijmë pothuajse 570 mijë njerëz”, theksoi ai.

Bamirësit në mundësi për të dhuruar mund të të vizitojnë faqen e internetit ‘https://bagis.tdv.org/’.