Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), Taleb Rifai ka lavdëruar Turqinë për rritjen e turizmit të saj me 30 për qind në vitin 2017.
Pas tentativës për grusht shteti në vitin 2016 dhe sulmeve terroriste të kryera në vend, Turqia shpejtë rimorri veten në mënyrë mbresëlënëse, deklaroi Rifai në konferencën për mediat të mbajtur mbrëmë në Gjenevë.
Ai tha se turizmi i Turqisë ka pësuar në dy vitet e kaluara, por rikuperimi është mbresëlënës.
“Rikuperimi është jashtëzakonisht i mirë, në veçanti këtë vit. Është shënuar një rritje me 30 për qind, që flet për një rikuperim mbresëlënës”, tha Rifai.
Turizmi është një industri shumë sensitive, tha më tej Rifai, sepse secila tronditje e jashtme ndikon negativisht mbi të, mirëpo në të njëjtën kohë është edhe një industri elastike.
“Nëse destinacioni turistik i një shteti ka rrënjë të thella dhe një traditë të fortë në turizëm, ai asnjëherë nuk fshihet nga harta dhe rikthehet shpejtë, siç është rasti me Turqinë, me një traditë 30-40 vjeçare”, deklaroi Rifai./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re