Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), dënoi ashpër sulmet terroriste kundër Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Në një deklaratë me shkrim nga organizata, sulmi në Afganistan dënohet ashpër dhe theksohet se qëndrimi i OBI-t është kundër të gjitha formave të terrorizmit pavarësisht arsyeve të tyre.

Në deklaratën ku shprehen ngushëllimet për familjet e atyre që humbën jetën në sulm dhe ku urohet shërim i shpejtë për të plagosurit, theksohet se duhet të dyfishohen përpjekjet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit.

Dje dy shpërthime të ndryshme ndodhën në zonën pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul ku vazhdojnë operacionet e evakuimit.

BBC, në lajmin e saj të bazuar në një prej zyrtarëve të lartë shëndetësor, kishte njoftuar se të paktën 60 persona humbën jetën dhe 140 të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), koloneli Bill Urban, ka deklaruar se numri i ushtarëve amerikanë që kanë humbur jetën në sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit është rritur në 13, ndërsa numri i të plagosurve në 18.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re