Organizata e Bashkëpunimit Islam (OIC) ka dënuar ashpër sulmin ndaj kishës në Nigeri, ku u vranë dhjetëra njerëz.

OIC dënon fuqishëm sulmin e 5 qershorit në një kishë në Nigerinë jugperëndimore, i cili rezultoi në vdekjen e dhjetëra personave, përfshirë gra dhe fëmijë, si dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Sekretari i Përgjithshëm i OIC-it, Hissein Ibrahim Taha, gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në sulm dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Taha gjithashtu theksoi se ata qëndrojnë me Nigerinë në luftën e saj kundër terrorizmit dhe dhunës.

– Sulmi në kishën në Nigeri

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave Nigeriane (NEMA) u njoftua se 22 persona u vranë dhe 50 tjerë u plagosën në sulmin ndaj kishës në lagjen Owo të provincëns Ondo më 5 qershor.

Në deklaratë thuhet se ende nuk janë përcaktuar identitetet e sulmuesve dhe se në vendngjarje është sekuestruar eksploziv.

Një mjek, i cili nuk publikoi emrin e tij, në një deklaratë për shtypin tha se në kishë të paktën 50 trupa të vdekur ishin gjetur pas sulmit.

Në vend është shpallur 7 ditë zie kombëtare për ata që humbën jetën në atentat.
Burimi: AA