Një grup të rinjsh francezë është vënë nën kritika për përdorimin e një imazhi të aksidentit me makinë që vrau Princeshën Diana në një fushatë në internet.

Përkrahësit e eutanazisë nga organizata ADMD shpërndanë një foto në rrjetet sociale që i kujtoi të gjithë botës skenën e tmerrshme në tunelin e Parisit në gusht 1997.

Emri “Diana” është sipër një fotoje të makinës së shkatërruar, me fjalët shoqëruese: “Ajo nuk e zgjodhi vdekjen e saj… në 2024, ne duhet të kemi një zgjedhje”.

Ky poster shkaktoi shpërthime zemërimi mes debatit në Francë për vdekjen e asistuar, apo eutanazinë, shkruan The Sun.

Ish-zëdhënësi mbretëror Dickie Arbiter tha: “Kjo është absolutisht e egër. Ky është një politizim i rëndë i një tragjedie. Kushdo që e njihte Dianën, Princeshën e Uellsit, do të shqetësohet thellësisht.”

 Posteri u publikua në platformën X (ish-Twitter), por u hoq shpejt pas një vale dënimi.

ADMD gjithashtu planifikoi të përshkruante vdekjen e Joan of Arc në kunj, si dhe yllin e popit Claude Francois duke u goditur nga rryma në një vaskë ndërsa ndryshonte një llambë.

Grupi më vonë kërkoi falje për zgjedhjen e imazheve. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re