Organizata humanitare turke IHH u ka ofruar ndihmë më shumë se 3.000 nxënësve në shkollat në Idlib të Sirisë, shkruan (aa).
Ndihmat në formë të rrobave të dimrit dhe pajisjeve shkollore u janë dorëzuar nxënësve në 37 shkolla fillore.
Mustafa Cagli nga IHH tha se ata do të vazhdojnë me shpërndarjen e ndihmave për nxënësit në qytetet siriane të prekura nga lufta.
Ai konfirmoi se ndihmat janë shpërndarë për 3174 nxënës, në mesin e të cilëve janë edhe fëmijët pa prindër të cilët ndodhen në zonat e sigurisë në Idlib.
Në këtë mënyrë, tha Cagli, pjesërisht kanë lehtësur shkollimin e fëmijëve në zonat e luftës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re