Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë publike ditën e sotme pasdite.

 

Ai ka bërë të ditur se do të flasë pë inceneratorët pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste, në respekt që ka për delegatët e PS-së.

 

“Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje.

Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook”, thekson Ilir Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re