Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), Yousef al-Othaimeen sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Afganistanit, Haneef Atmar bisedoi mbi procesin paqësor në Afganistan.
Në njoftim, organizata me seli në Xheda njoftoi se temat ishin procesi paqësor në vend dhe format e mbështetjes që OBI mund t’i ofrojë Afganistanit.
Al-Othaimeen përsëriti vendosmërinë e përkushtuar të OBI-t në ofrimin e mbështetjes për popullin e Afganistanit dhe projekteve të zhvillimit në këtë vend.
Muajin e kaluar, qeveria afgane dhe talebanët rinisën bisedimet e paqes në kryeqytetin e Katarit, Doha, me qëllim për t’i dhënë fund luftës civile në këtë vend.
