Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur se Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut ka kontribut të çmuar në mbarë vendin.

Sipas tij kjo Aleancë ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë dhe të sëmurë talasemikë, sidomos në momente të nevojshme si tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e COVID-19.

Po ashtu Meta shpreh vlerësimet për mjekun themelues italo- shqipar të kësja Organizate, Natale Capodicasa që ka nxitur solidarizi dhe vullnetarizim.

STATUSI NGA ILIR META

E themeluar nga Doktor Natale Capodicasa, mjeku italian por tashmë plotësisht shqiptar, Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, për 15 vite, ka shërbyer me dashuri e përkushtim të jashtëzakonshëm në mbështetje të kauzës fisnike të dhurimit të gjakut, duke nxitur solidarizimin dhe vullnetarizmin nëpërmjet shembullit të saj të devotshmërisë, dhembshurisë dhe humanizmit.

Kontributi i saj i çmuar është shtrirë në mbarë vendin përmes promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve talasemikë, veçanërisht kur ka patur mungesë të theksuar gjaku, si në raste fatkeqësish natyrore siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia COVID-19.

Për të gjithë këtë angazhim dhe punë të jashtëzakonshme të bërë në këto 15 vite, me rastin e 2-vjetorit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, pata sot kënaqësinë të vlerësoja Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

E themeluar nga Doktor Natale Capodicasa, mjeku italian por tashmë plotësisht shqiptar, Organizata Shqiptare e Dhuruesve…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 17 juillet 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re