Organizata terroriste PKK ka siguruar kalimin e armëve, materialeve ushtarake, eksplozivëve dhe terroristëve përmes tunelit që ata hapën në mes të qarkut Sinxhar të qytetit irakian Mosul dhe provincës Al-Hasakah të Sirisë.

Khalaf Khalil, një nga krerët e Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) në Sinxhar dhe Haydar Shesho, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Yazidi në Irak dhe shefi i Forcave Ezidhan u prononcuan për AA në lidhje me tunelet e PKK-së në rajon dhe marrëdhëniet e PKK-së me Hashd al-Shaabi, grupin e milicive që është një nga njësitë e sigurisë së vendit e lidhur me Kryeministrinë irakiane dhe ka marrëdhënie të ngushta me Iranin.

Zyrtari i KDP-së Halil tha se: “PKK gërmoi një tunel 12 kilometra midis luginës së rajonit malor Bare të Sinxharit, afër kampit Hanesor dhe rajonit Al-Hawl të provincës Hasakah të Sirisë”.

Duke u shprehur se anëtarët e PKK-së mund të udhëtojnë shumë lehtë nëpër këtë tunel, Halili theksoi se organizata siguron edhe kalimin e armëve, materialeve ushtarake dhe eksplozivëve ndërmjet Sinxharit dhe Al-Hawlit përmes këtij tuneli.

“PKK organizohet në Sinxhar dhe përgatitet të dërgojë një numër të madh luftëtarësh në Siri”

Khalili deklaroi se tuneli është hapur disa vite më parë dhe se nga këtu mund të udhëtojnë mjetet e transportit, duke theksuar se gjatë gërmimit të tunelit janë përdorur 300 mijë blloqe betoni.

Zyrtari i KDP-së tha se “PKK po organizohet në Sinxhar dhe po përgatitet të dërgojë një numër të madh luftëtarësh në Siri. Hashd al-Shaabi ndjek të gjitha aktivitetet e PKK-së në këtë rajon dhe është i vetëdijshëm për gjithçka që ata bëjnë, por nuk ndërhyn fare”.

“Hashd al-Shaabi dhe PKK janë të varur nga një shtet në rajon”

Khalili tha se konfliktet e mëparshme midis Hashd al-Shaabi dhe PKK-së ishin të gjitha “skenarë”. Ai më tej tha se “Hashd al-Shaabi dhe PKK janë të dy të lidhur me një shtet në rajon. PKK së bashku me Hashd al-Shaabi po luftojnë kundër interesave të Administratës Rajonale të Kurdistanit (KRG) në Sinxhar. Të dyja organizatat po përpiqen të pengojnë zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Erbilit dhe Bagdadit (për Sinxharin). Në Sinxhar, PKK-ja merr rrogën e saj mujore dhe të gjitha nevojat e tjera ushtarake dhe ushqimore nga Hashd al-Shaabi.

PKK ka rrëmbyer qindra të rinj nga KRG në vitet e fundit dhe familjet e tyre nuk janë në dijeni për fatin e tyre. Në mesin e këtyre të rinjve, ata që përmbushin kërkesat e PKK-së detyrohen të luftojnë dhe ata që kundërshtojnë ekzekutohen.

“PKK ka hapur tunele prej 300 deri në 400 metra në rajonet malore të Sinxharit”

Oficeri i forcave Ezidhan Shesho tha se PKK nuk mund të përdorte portat kufitare për kalime, por se përdor shumë pika kalimi tjera.

Duke thënë se PKK nuk mund të udhëtojë nga asnjë rajon pa Hashd al-Shaabi, Shesho tha se: “PKK në aleancë me Hashd al-Shaabi përdor rrugët nga Sinxhari në Siri. Ajo mund të përdorë lehtësisht kufirin 150 kilometra midis Rabia, Um al-Ziban dhe Al-Hawl dhe nuk has asnjë pengesë këtu. Këta kufij janë plotësisht të hapur ndaj PKK-së”.

“PKK i ndërton të gjitha tunelet që gërmon me dijeninë dhe miratimin e Hashd al-Shaabi. Ne mendojmë se PKK ka hapur tunele prej 300 deri në 400 metra në rajonet malore të Sinxharit”, tha Shesho.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re