Organizata terroriste PKK të martën rrëmbeu 52 persona në rajonin Sinxhar në veri të Irakut.
Komandanti i Peshmergave, Shemo Ido raportoi incidentin në një deklaratë, bëri të ditur stacioni i lajmeve “Kurdistan 24” me qendër në Erbil.
Ido tha se fati i të rrëmbyerve nuk dihet.
Marrëveshja e Sinxharit
Megjithëse një marrëveshje u nënshkrua midis qeverisë irakiane dhe qeverisë rajonale kurde (KRG) më 9 tetor të vitit 2020, e cila përcaktonte përfundimin e pranisë së PKK-së në Sinxhar, organizata terroriste ka rritur aktivitetet e saj.
Marrëveshja e Sinxharit, e nënshkruar nën kujdesin e OKB-së mbi statusin e rajonit, parashikon pastrimin e rajonit nga terroristët e PKK-së.
Organizata terroriste PKK arriti të krijojë terren në Sinxhar në vitin 2014 me pretekstin e mbrojtjes së komunitetit jezid nga terroristët e DEASH-it.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.