Ambientet që frekuentohen nga homoseksualët do të jenë në “shenjestrën” e policisë ruse. Aksioni policor vjen vetëm disa ditë pasi LGBT+ u shpall organizatë ekstremiste. Menjëherë pas këtij vendimi policia ka nisur bastisjen e disa klubesh nate, si dhe sauna për meshkuj, ku raportohet se vizitohen nga homoseksualë.

Ky veprim i Kremlinit, shkaktoi zemërim tek organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat e konsiderojnë si shkelje të rëndë të lirë së qytetarëve.

Në një video që qarkulloi në rrjete sociale, policia shfaqet duke bastisur një klub në Moskë, ku rreth 300 persona ishin mbledhur për një festë LGBT+.

“Në mes të festës, policia ndaloi muzikën dhe filloi të fotografonte pasaportat e klientëve. Numri i të arrestuarve mbetet i paqartë. Policët kontrolluan pasaportat dhe ata që nuk kishin leje qëndrimi në vend u arrestuan”, shtoi një dëshmitar okular.

Rusia prej kohësh ka dënuar marrëdhëniet mes të njëjtës gjini, duke u kthyer në një ndër vendet më anti-lgbt në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re