I kthyer tashmë në një traditë, u çel në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicioni i IX i Panairit “Work & Study”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë e Industrisë Tiranë, si dhe Ministria e Arsimit e Sporteve. Në këtë panair marrin pjesë mbi 60 kompani dhe universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 3000 vende të lira pune.
 
 “Dua të falenderoj ata që vazhdojnë dhe rikthehen në panair, do të thotë që ka duk, domethënë dhe për kompanitë nuk është një kohë e shpenzuar kot apo para të shpenzuara kot. Për të gjithë ata që na ndjekin bëni gati CV dhe hajde bëjmë një xhiro se askush nuk do vij të ofrojë vende pune nëpër kafe.”
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se kryeqyteti për shkak të mundësive që ofron, shihet edhe si një vend ku shumë prej të rinjve që vijnë nga rrethet për të studiuar, vendosin të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
 
“9 nga 10 studentë që vinë për të studiuar në Tiranë do të jetojnë në Tiranë, edhe pas universitetit. Tirana ka nevojë për 6-7 mijë apartamente në Tiranë. Vetëm kjo industri e njerëzve që i shtohen çdo vit Tiranës, që është diku midis 27 dhe 30 mijë banorëve në vetvete gjeneron punësim. Unë e kuptoj secili prej nesh do të donte të kishte një bahçe të bukur përpara shtëpisë, kjo nuk është e mundur në një qytet të madh. Kjo është arsyeja pse shumica prej nesh ka vendosur të jetojë në Tiranë sepse duam të jemi aty ku janë edhe të tjerët, ama duhet të kuptojmë që në vetvete kjo industri, vetëm zhvillimi i industrisë së ndërtimit në Tiranë ka punësuar 10 mijë veta.”
 
Veliaj deklaroi se ka marrë fund njëherë e mirë punësimi mbi bazën e lidhjeve politike dhe se tashmë gjithçka është e bazuar tek merita.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re