Festat lokale të organizuara në qytetet turistike të Shqipërisë gjatë këtij sezoni veror, janë një mundësi e mirë për pushuesit që të njohin produktet tradicionale vendase.

 

Nga pedonalja e Himarës ku u çel edicioni i dytë i Mjalt Fest, Blendi Klosi nënvizoi rëndësinë e shtimit te aktiviteteve te tilla ne funksion te turizmit.

 

Shumë shpejt do të kthehen në pika ku do të ketë ekonomi dhe do të jenë të interesuar vetë prodhuesit që do të ofrojnë produktet e tyre shumë turistëve që frekuentojnë Himarën dhe të gjithë Shqipërinë. Ne do të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit për të organizuar së bashku me pushtetin lokal kudo festa të tilla, ku ka atraksion turistik pasi mendojmë që është shumë e nevojshme që Shqipëria të shoqërohet edhe me këto produkte dhe turistët që vijnë në Shqipëri përvec se të ndiejnë mikpritjen shqiptare, të ofruar edhe nëpërmjet projektit Smile Albania të kenë mundësinë që të testojnë edhe produktet e vendit.

 

Klosi theksoi se tashmë me ligjin e zejtarisë ka ardhur koha që pikat e rëndësishme turistike si Himara tregtojnë vetëm produkte tradicionale shqiptare.

 

Në kuadër të ligjit të dhomës së zejeve, tashmë ka një mbrojtje për zejtarët dhe për zonat si shëtitorja e Himarës, do të duhet shumë shpejt të ketë vetëm produkt shqiptar, të tregtohen prodhimet që bëhen nga zejtarët, nga ata që kanë një profesion por kanë edhe një traditë, për të ofruar më të mirën e vendit tonë.

 

Këtë vit përveç mjaltit u ekspozuan edhe produkte të tjera bio te zonës. Festa ne pedonalen e qytetit shoqërua edhe me muzikë per te argëtuar pushuesit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re