Ndonëse organizimet e dasmave me numër të madh personash dhe pa respektuar protokollin sanitary janë të ndaluara për shkak të mundësisë së përhapjes së Covid-19, ka nga ata që nuk duan tia dinë.

Shtetasi me iniciale E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, u procedua penalisht dhe u gjobit,

Efektivet e policisë konstatuan se 39 vjecari kishte organizuar dasmë në lokalin e tij, duke mos respektuar distancimin  fizik ndërmjet personave.

Po ashtu pronari i lokalit kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re