Voltan Xhani, 39-vjeçari i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës, është i dyshuar kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit në Shkodër, ngjarje e ndodhur mesditën e 30 gushtit 2024.
39-vjeçari Xhani konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë. Mbi të rëndojnë veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodolit.
Bashkë me Voltan Xhanin, është arrestuar dhe vëllai i tij, Jurgert Xhani, ndaj të cilit tashmë është hapur dosje hetimore për akuzën e “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Të dy këta persona u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”, ku u vunë në pranga 7 persona, mes tyre edhe Xhevdet Plaku, Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, Oltion Hasani, Fatjon Qesja, Alfred Hasanaj.
KONFLIKTET
Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.
Më pas në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit.
Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima.
VRASJA
Elis Rroshkodoli u vra me 30 gusht 2024, duke u qelluar me 18 plumba pistolete.
36 vjeçari i vetëdijshëm për konfliktet e shumta mbante me vete një pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje të cilën grupi hetimor e gjeti në çantën e viktimës pas vrasjes. Policia dyshon se një automjet tip benz ngjyrë grih ka ardhur nga rruga “Isuf Sokoli” dhe
36 vjeçari u qellua teksa pinte kafe në një lokal në unazën perëndimore.
Në lokal në momentin e vrasjes ndodheshin katër persona, viktima, pronari i lokalit dhe dy klientë të tjerë. Njëri prej dëshmitarëve ka qenë shumë afër 36 vjeçarit por ia deklaruar se nuk ka qenë me të në tavolinë dhe se viktima po pinte kafe i vetëm. Lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka kamera sigurie gjë e cila e vështirëson më shumë punën për policinë.
Elis Rroshkodoli është djali i Kujtim Haxhisë, ky i fundit i vrarë në vitin 1995 në Shkodër pas një konflikti duke lënë në moshën 7 vjeçare të birin që u ekzekutua një ditë më parë.