Sali Berisha shfrytëzoi një mbledhje me grupin e deputeteve demokrat te “Rithemelimit” për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.

 

Ai tha se kreu i qeverise shqiptare është sjelle si një gangster i vërtete në rrafshin e politikes rajonale.

 

Vera e nxori lakuriq Edi Ramën. Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit siç është, një gangster, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë, asnjë parim. Por kjo verë i preu biletën atij. Mjafton të rikujtoj këtu qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare, antishqiptare, por qëndrime që shkelin çdo kod në marrëdhëniet e fqinjësisë mes dy vendeve.

 

Lideri i opozitës shtoi se Rama organizoi funeralin politik të Albin Kurtit me sulme të papranueshme ndaj kreut te qeverise se Kosovës.

 

U vërsul i pari me tërbim duke i vendosur Kosovës sanksione dhe mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi dhe të organizojë funeralin politik. Mori atë që meritonte, mori turpin dhe shpërfilljen gjer në asgjësim. Organizoi turin Ballkanik, turin e vetëposhtërimit, turin e merituar të vetëposhtërimit. U përpoq të zëvendësonte Lajçakun dhe Eskobar dhe të dilte tani ky si ndërmjetësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Hartoi një draft me ekspert të shquar për problemin më nevralgjik që është çështja e asocasionit, por edhe drafti edhe përpjekja përfundoi në koshin e humorit, talljes dhe përçmimit që meritonte.

 

Berishtoi shtoi në fund e Edi Rama është turpi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve pasi sipas tij është i vetmi kryeministër në rajon që nuk pranohet nga dy kryeministra të vendeve fqinj, që refuzohet në mënyrën më të merituar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko