Tre persona janë vënë nën hetim pasi organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit.

Ata janë J.B., 42 vjeç dhe D.S., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të J.B në lagjen “Tafil Skëndo”, D.S u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online nëpërmjet celularit.

Ndërsa F.K., 51 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në lagjen “Llukan Prifti”, rezultoi se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit online, si dhe ushtronte aktivitetin Bar-Kafe të pa regjistruar.

DVP Berat

Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohen penalisht 3 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u proceduan penalisht shtetasit J.B., 42 vjeç dhe D.S., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit J.B në lagjen “Tafil Skëndo”, shetasi D.S u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. F.K., 51 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në lagjen “Llukan Prifti”, rezultoi se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, si dhe ushtronte aktivitetin Bar-Kafe të pa regjistruar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celular.Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasja N.P., 34 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin e saj në lagjen “Meteor”, Kuçovë, u konstatua duke ushtruar aktivitetin Bar-Kafe të papajisur me kasë fiskale si dhe kishte një punonjës të pasiguruar.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestmi i shtetasit F.I., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, si dhe u procedua penalisht shtetasi M.L., 20 vjeç. Shërbimet e policisë në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, gjatë një hetimi ndjekur me metoda speciale, u kap në flagrancë shtetasi M.L., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetë një sasi lëndë narkotike canabis sattiva. Në vazhdim të veprimeve hetimore rezultoi se lëndën natkotike e kishte blerë tek shtetasi F.S. Nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Dh.Ç., 57 vjeç., banues në Kuçovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin motorr, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës. N.B.,47 vjeç, pasi në rrugën kryesore, në vendin e quajtur “Tek ish karburanti shtetit”, duke drejtuar mjetin tip kamjon është përmbysur. Nga testi i alkoolit rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.81 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re