Policia ka nisur një procedim penal ndaj një 31-vjeçari në Mat, i cili organizonte në lokalin që e kishte marrë me qira, veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.

Nën hetim janë vënë gjithashtu dhe dy klientë, që u kapën duke kryer këtë veprimtari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter me faqe aktive për baste online,  një printer, 48 bileta dhe një shumë parash që dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Mat/ Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Organizonte në lokalin që e kishte marrë me qera, veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, procedohet penalisht 31-vjeçari.

Procedohen penalisht dhe dy klientë, që u kapën duke kryer këtë veprimtari.

Sekuestrohet një  kompjuter, një printer, 48 bileta llotarie dhe një shumë parash.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër,  evidentuan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat, në ambientet e lokalit të marrë me qera nga shtetasit E.K., 31 vjeç, shërbimet e Policisë e kapën në flagrancë 31-vjeçarin, sëbashku me dy klientë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter me faqe aktive për baste online,  një printer, 48 bileta dhe një shumë parash që dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nisi procedimi penal për shtetasin E.K., menaxheri i lokalit;  dhe dy klientët shtetasit E.C., 28 vjeç; D.K., 25 vjeç,  banues në Burrel,  për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re