Tre lokale në Korçë janë gjobitur pasi kanë shkelur aktin normativ.

Bëhet me dije se lokalet në fjalë kanë organizuar festë për Krishtlindjet në ambientet e brendshme të tyret pas orarit të përcaktuar nga ministria e shëndetësisë me qëllim parandalimin e COVID-19.

Këto subjekte janë kapur në shkelje nga policia, e cila i ka gjobitur me 10 milion lekë të vjetra secila.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re