Gjatë ditës së sotme, eksponentë të Partisë Demokratike kanë treguar përmes videomesazheve eksperiencën e tyre në protestën e 8 Janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ajo tregoi pamjet e dhunës që kanë mbetur në zyrën e saj, duke u shprehur se 8 Janari ishte një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët.

Nebijaj thotë se asnjë demokrat, nuk mund të pranojë dhunën.

“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar.

Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli.

Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund”- shprehet Nebijaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re