Skip to content

Orienton partinë e Kujtim Gjuzit për strategjinë elektorale, intelektuali i njohur zbulon synimet: Shtet i fortë dhe qytetarë të pasur

Intelektuali i njohur Enriko Ceko ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ku tregoi se orienton partinë e Kujtim Gjuzit për strategjinë elektorale. Ai u shpreh se Partia Konservatore ka synim të bëjë Shqipërinë një shtet të fortë me qytetarë të pasur.

Ceko: Jo thjesht Partinë Konservatore, por të gjithë ata që duan një Shqipëri të fortë, një shtet të fortë dhe ata që duan qytetarë të pasur. Nëse do bëjmë një krahasim mes Greqisë dhe Italisë, Greqia ka një shtet më e të fortë e qytetarë më të pasur, ndërsa Italia ka një shtet të fortë, por jo qytetarë aq të pasur sa grekët.

Unë ju garantoj se në rast të një fitore të forcave ku Partia Konservatore do të ketë mundësinë të fitojë, deviza jonë e zgjedhjeve të ardhshme është shtet i fortë, qytetarë të pasur.

Partia Socialiste, edhe pse ka në gjirin e saj dhjetëra intelektualë të shquar, përfaqësohet me një nivel shumë të ulët. Të njëjtën paralele do bëja dhe për PD që ka dhjetëra intelektualë të shquar dhe në përfaqësi në nivele shumë të larta të menaxhimit të hierarkisë së shtetit,  por nuk ka përfaqësim dinjitoz. Ky është kontraversi i konservatorëve, se ofrojnë qeveri akademike dhe në rastin e një qeverie tranzitore dhe politike.

(A.M/Faxweb.al)



/faxweb