Mike Ryan, drejtor i programeve emergjente në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, tha se OBSH nuk mund ta detyronte Kinën të zbulonte më shumë informacion në lidhje me origjinën e COVID-19, por njoftoi se do të propozonte studime shtesë për të ndihmuar në përcaktimin e besueshëm se si virusi është përhapur në mesin e njerëzve.

“Ne nuk kemi fuqinë për të detyruar dikë të zbulojë më shumë informacion. Ne presim bashkëpunim, qasje në informacion dhe mbështetje nga të gjitha vendet anëtare në këtë hulumtim,” tha Ryan, raportoi Reuters.

Transparencë e pamjaftueshme

Ekzistojnë dy teori në qarkullim – e para që virusi u kalua nga kafshët te njerëzit dhe e dyta që doli gabimisht nga një laborator në Wuhan.

Anëtarët e ekipit hetues të OBSH-së që ishin në Kinë pohojnë se nuk kishin qasje në të gjitha informacionet, gjë që inkurajon më tej diskutimin për mungesën e transparencës nga zyrtarët kinezë gjatë hetimit të çështjes së origjinës së virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re