Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta ishte e ftuar këtë të hënë “Në kurthin e Piter Pan”, ku zbuloi gjëra të cilat nuk i kemi ditur.

Ajo u pyet nga vogëlushët nëse e ka problem që ja kalon Turit me gjatësi sa herë vesh taka.

Moderatorja me përgjigjen e saj zbuloi se më shumë problem e ka vjehrra e saj.

Orinda tregoi se ajo dhe Turi nuk e kanë aspak problem, por vjehrra e saj po dhe ja vë nëdukje.

“Unë nuk e kam aspak problem. Madje as Turjani nuk e ka problem. E di kush e ka më shumë problem? Vjehrra sepse sa herë që unë vesh taka, ajo më thotë ‘po ti shkurtoji pak”, tha Orinda duke qeshur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re