Kur vjen puna tek pjatat e thjeshta dhe të shijshme, shumicës i shkon mendja tek orizi.

E pëlqyeshme dhe e dëshirueshme në tavolinë, kjo është receta që ju propozojmë sot.

Nevojiten:

▪ 200 g misër,▪ 200 g bizele,▪ 2 karota,▪ 200 g oriz,▪ spec i kuq,▪ kripë,▪ piper,▪ një degë kanelle,▪ vaj,▪ qepë.

Përgatitja:

Priteni karotën në kube dhe qiteni në tenxhere me ujë të valuar.

Pas pesë minutash shtoni misrin e ngrirë dhe bizelen, degën e kanellës dhe zieni 15 minuta.

Derisa perimet të zihen, në një tenxhere tjetër zieni orizin.

Në vajin e ngrohur fërgoni qepën, shtoni orizin e zier, perimet e kulluara, specin e prerë përsëgjati, kripën dhe piperin dhe të gjitha përzieni mirë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re