Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka udhëtuar pak ditë më parë me charter privat ‘jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve, por për qejfet e veta’.

Me një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Orjola Pampuri akuzoi Ramën se po harxhon e po shpërdoron paratë e shqiptarëv, teksa thekson se në një udhëtim me charter harxhohen 120 mijë euro vetëm për karburant.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Në një kohë kur Shqipëria është vendi me i korruptuar në Europë, kur shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë, paguajnë çmimet më të larta dhe marrin pagat më të ulta, Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve.
Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonje hall të shqiptarëve por për qejfet e veta.
Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës.
Vetëm për karburantin e nje udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve.
Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, i drejtojmë këto pyetje kryeministrit:
A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per “Manager Magazine”?
Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi?
Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës?

Ndërsa banorët e 5 majit flenë në gërmadha nga hajduteria e qeverisë së tij, Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit, por vetëm për veten!
Këto ditë të ftohta dimri, ai kujdeset vetëm për të udhëtuar si mbret, për të shijuar resorte luksoze si car dhe për të pastruar imazhin e tij të nxirë keq!
Po citoj gazetaren që ta kuptoni çfarë bën kryeministri me paratë e shqiptarëve:
“Ne kemi rënë dakord të bëjmë një xhiro në Ëildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake”
Shqiptarët sot kerkojne përgjigje dhe transparencë!
Me lekët e kujt bredh Edi Rama në resortet më luksoze të Europës?
Kush ka firmosur për udhëtimet e tij?
Kush i ka paguar ato?
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re