Zona e Kelmendit në Shkodër ka patur probleme si pasojë e reshjeve intensive të dëborës.

Si pasojë e stuhisë së dëborës ka patur edhe orteqe, të cilat kanë sjellë dëme materiale.

Mësohet se gjatë natës orteku i borës ka marrë përpara një automjet, në pronësi të mjekut të zonës.

Por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz pasi makina është ndalur nga një pemë.

Nderkohë, si pasojë e motit të rënduar, në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës ka pasur probleme të shtuara me furnizimin me energji elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re