Dhjetë turistë kanë mundur t’i shpëtojnë mrekullisht një orteku masiv që përfshiu malet Tian Shan në Kirgistan. Njëri prej tyre, ka arritur të filmojë momentet kur orteku pushton të gjithë zonën, pa e kuptuar se dëbora, akujt e gurët do të vinin brenda pak sekondave atje ku ai po qëndronte.

“O Zot i madh”-dëgjohet të thotë Herri Shimin, 27 veçari britani që filmoi ortekun.

Fatmirësisht turistët (britanikë e një amerikan) shpëtuan për mrekulli. Dy prej tyre morën lëndime të lehta. 27 vjeçari që filmoi u shpreh se para ortekut dëgjoi kërcitjet e akullit dhe se “nëse do të kishim ecur pak minuta më para në shteg, do të kishim vdekur të gjithë”

Ai tregoi më tutje se pasi u fshehën poshtë shkëmbinjve, u duk sikur qielli u errësua.

“Kur dëbora na kaloi mbi koka u bë errësirë dhe e vështirë për të marrë frymë. Mendova se do të vdisja. Ndodhesha në një cep të shkëmbit, s’mund të lëvizja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re