Zëvendës ministri për diasporën në Kosovë ka humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e një orteku dëbore në Brezovicë.

 

Sipas policisë viktima eshte Arian Daci, zëvendësministër në qeverinë e Kosovës, njëherësh djali i ish-kryetarit të Kuvendit në Kosovë, Nexhat Daci, ndërsa është plagosur shoku i tij Ardian Bakalli që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re