Autor Bekir Hazar

Si erdhëm deri te terrori izraelit, në të cilin është fokusuar e gjithë bota? Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e jep Media Shtetërore Britanike, BBC, me anë të një historiku që publikoi pak ditë më parë. Shikoni çfarë thonë britanikët:

Më 2 nëntor 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore, Arthur Balfour, Ministri i Jashtëm Britanik i kohës, bën një deklaratë që do të dryshojë rrjedhën e historisë. Me 67 fjalë të Deklaratës Balfour, Britania deklaroi se do të mbështeste krijimin e një “atdheu kombëtar hebre” në territoret palestineze, që ishin atëherë pjesë e Perandorisë Osmane. Çështja që duhet theksuar këtu, është se ndërkohë që Palestina ishte pjesë e P.O, në Angli hidhen themelet e para të shtetit izraelit. Me fjalë të tjera, Deklarata e Balfour përbën fillimin e gjithçkaje që po ndodh sot.

Deklarata e Balfour i ishte bashkëngjitur një letre dërguar Lord Walter Rothschild, një nga liderët e atëhershëm të shtetasve hebre të Mbretërisë së Bashkuar. Lord Rothschild, si një anëtar i familjes më të pasur në botë, ishte mbështetësi kryesor i sionizmit dhe Kryetari i Federatës Sioniste Britanike, të cilët ushqenin idealin e krijimit të një shteti të pavarur, i cili shtrihet nga bregu lindor i lumit Jordan deri në Mesdhe, d.m.th., në tokat e quajtura Palestinë, ku hebrenjtë e konsiderojnë “atdheun historik”. Kjo ishte gjithashtu mbështetja e parë e hapur për sionizmin nga një vend i fuqishëm dhe me ndikim në botë.

Në Britani, Kabineti i Luftës, i cili u mblodh menjëherë pas luftës së shpallur kundër Perandorisë Osmane në 1914, filloi të flasë për të ardhmen e Palestinës.

Sionisti Herbert Samuel, një nga anëtarët e kabinetit, u dha kolegëve të tij një deklaratë që përmbante idenë e një atdheu kombëtar për hebrenjtë. Në 1915, u krijua një komision për të përcaktuar politikën që do të ndiqej në lidhje me zonat e Perandorisë Osmane, përfshirë edhe Palestinën. Në 1916, në Angli bëhet kryeministër David Lloyd George, i cili dëshironte shpërbërjen e Perandorisë Osmane. Kështu, ndikimi i ideve sioniste në politikën britanike sa vinte e rritej.

Në një konferencë të mbajtur në 1917, Britania hyri për herë të parë në negociata me Sionistët. Përsëri në 1917, me kërkesë të Ministrit të Jashtëm Balfour, Presidenti i Federatës Sioniste, Lord Rothschild dhe Chaim Weizmann përgatitën një draft deklaratë. Më 31 tetor 1917, teksti përfundimtar i Deklaratës Balfour u miratua nga kabineti.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që po hidhte themelet e shtetit hebre në tokat që në atë kohë ishin ende nën sundimin Osman, Britania u bëri premtime popujve arabë për formimin e shtetit të tyre në të ardhmen dhe në këmbim mori mbështetjen e tyre ushtarake.

Britania u premtoi popujve arabë të mbështeste luftërat e tyre për pavarësi nga Perandoria Osmane, e cila mbulonte një pjesë të konsiderueshme të Lindjes së Mesme. Kështu, arabët supozuan se ky premtim përfshinte gjithashtu Palestinën.

Po, BBC shkruan saktësisht ashtu! Arabëve u është garantuar krijimi i shteteve të tyre nën komandën e Britanikëve në këmbim të copëtimit të Perandorisë Osmane. Gjithashtu edhe hebrenjve iu premtua krijimi i një shteti në Palestinë…

Kjo pra është edhe arsyeja pse ato vende arabe heshtin sot para masakrave në Gaza!..

Ata shkatërruan Osmanët për hir të të krishterëve, shitën Palestinën për hir të hebrenjve dhe tani shikojnë si idiotë ata që vrasin fëmijët për të mbrojtur fronin e tyre.

Ata gjithashtu po paguajnë çdo moment, çdo sekondë çmimin e tradhëtisë ndaj Osmanëve. Atyre u dridhen fronët edhe natën në gjumë…

Çdo ditë zgjohen me makthe dhe të mbytur në djersë. Në tokë nuk ka askush që vuan si ata! Në vendet që ata sundojnë, urrejtja e popujve për mbretërit po rritet si një ortek për shkak të heshtjes ndaj Mesxhidit Aksa. Dhe një ditë ata do të jenë nën atë ortek!

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re