Anije kërkimore turke “Oruc Reis” ka arritur në destionacion në Mesdheun lindor, ku do të kërkojë burime hidrokarbure, tha të mërkurën ministri turk i Energjisë Fatih Donmez.

Prania e sërishme në atë zone po rrit tensionet midis Greqisë dhe Turqisë, pasi u ankorua pranë ishullit grek Kastelorizo ​​të hënën.

Greqia tha se kishte një tension të madh midis dy vendeve dhe turqit pretendojnë se ata ata janë në të drejtën e tyre për të kërkuar hidrokarbure në atë zonë, 2 km larg bregut turk, e qindra larg atij grek.

“‘Oruc Reis’ ka ardhur në Mesdheun lindor, ku ai do të vazhdojë aktivitetet e tij. Testet filluan të martën dhe ne do të kemi tashmë disa raporte sizmike sot,” tha Donmez.

Turqia tërhoqi anijen nga territori i diskutueshëm muajin e kaluar, pasi Bashkimi Evropian kërcënoi me sanksione, por anija iu rikthye aktivitetit të saj.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re