Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar këtë te enjte një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ku i kërkonin që në takimet që po zhvillon në Tiranë të takohet dhe me ta.
Në këtë letër Aleanca shprehet e shqetësuar për Teatrin Kombëtar dhe vendimin e qeverisë, ndërkohë që ka publikuar edhe përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të OSBE, Geeminger.
Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, z. Thomas Greminger, i është përgjigjur një kërkese të Aleancës për një takim gjatë vizitës në Tiranë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të OSBE-së Greminger ka sqaruar se agjenda e tij e ngjeshur nuk i lejonte një takim tjetër.
“Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,
Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht.
Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.
Përshëndetje më të përzemërta,
Thomas Greminger”