Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kërkon zbardhjen e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviç.

 

OSBE përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se gjashtë muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, fajtorët vazhdojnë të jenë të lirë dhe publikisht dihet pak rreth progresit eventual të hetimeve.

 

“Takimi i kohëve të fundit në mes hetuesve policorë përkatës nga Prishtina dhe Beogradi si edhe shkëmbimet tjera të tyre janë pozitive dhe ne e inkurajojmë komunitetin e zbatuesve të ligjit dhe të gjitha palët e interesuara që të bëjnë maksimumin e tyre për të zbardhur këtë rast”.

 

OSBE vlerëson se rasti Ivanoviç është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë.

 

Oliver Ivanoviç është vrarë para selisë së partisë së tij, në Mitrovicën Vetriore, më 16 janar të këtij viti, kurse autorët e këtij krimi nuk janë kapur ende nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re